Rreth Nesh
ADRIANA LASHES ACADEMY
Adriana Lashes Academy është akademia më e madhe për trajnimin profesional të qerpikëve në vendet e Ballkanit dhe një nga akademitë më të mëdha në Evropë, me seli në Prishtinë. Me 10 vite përvojë dhe mbi 4,500 studente të certifikuara në mbarë botën, akademia është zhvilluar në një qendër profesionale edukimi me standarde ndërkombëtare.
Akademia është themeluar nga Adriana Hasani – Biokimiste në Kozmetologji, Lash Master dhe ligjëruese ndërkombëtare, me eksperiencë të gjatë në industrinë e bukurisë dhe edukimin profesional. Adriana ka ligjëruar në disa nga konferencat më të mëdha të industrisë së qerpikëve në botë dhe ka ndërtuar një sistem edukimi që ndërthur njohuritë teorike, teknikat profesionale dhe praktikën intensive.
Sot, Adriana Lashes Academy operon në një hapësirë moderne prej 260 m², me ambiente të dedikuara për teori dhe praktikë dhe me një ekip trajneresh profesioniste. Programet janë të ndërtuara për t'i përgatitur studentet nga bazat deri te teknikat e avancuara, duke kombinuar teorinë, demonstrimin profesional dhe praktikën në modele reale.

Edukimi nuk përfundon vetëm me teknikat e qerpikëve dhe vetullave. Studentet marrin njohuri edhe në kiminë e produkteve, kolorimetri, higjienë dhe sterilizim, konsultim profesional me klientin, si dhe marketing, krijim përmbajtjeje, fotografi/video dhe prezantimin profesional të punës në rrjete sociale.
Në përfundim të trajnimeve, studentet pajisen me certifikata të akredituara nga Lash Inc.
Misioni ynë është të krijojmë profesioniste të përgatitura jo vetëm për të zotëruar teknikat, por edhe për të ndërtuar karrierë dhe biznes të qëndrueshëm në industrinë e bukurisë. Mbi 4,500 studente i kanë besuar akademisë deri më sot, dhe shumë prej tyre kanë vazhduar të ndërtojnë studiot dhe akademitë e tyre.
STAFI PROFESIONAL
Stafi ynë përbëhet nga profesioniste të kualifikuara dhe me përvojë të gjatë
në industrinë e qerpikëve.




