Kushtet e Trajnimit
KUSHTET DHE POLITIKAT E TRAJNIMIT
Duke u regjistruar dhe/ose duke kryer pagesë për një trajnim pranë Adriana Lashes Academy, kursantja konfirmon se i ka lexuar dhe i pranon kushtet e mëposhtme.
1. FORMATI DHE LOKACIONI I TRAJNIMIT
Formati: Live / fizikisht në akademi
Lokacioni: Adriana Lashes Studio, Prishtinë – Emshir, Rruga Agron Krasniqi (ish Hasan Zyko Kamberi), Kosovë.
Trajnimi mbahet fizikisht në ambientet e Akademisë, në datën dhe orarin e konfirmuar gjatë regjistrimit.
2. REZERVIMI I VENDIT
Vendi në trajnim konsiderohet i rezervuar vetëm pas konfirmimit të pagesës ose parapagesës.
Në rast të pagesës së parapagesës prej 100€, kjo shumë llogaritet si pjesë e çmimit total të trajnimit.
Kursantja është përgjegjëse për të kontrolluar dhe konfirmuar datën e saktë të trajnimit para kryerjes së pagesës.
3. PARAPAGESA
Parapagesa prej 100€ shërben për rezervimin e vendit në trajnimin e zgjedhur.
Në rast se kursantja nuk paraqitet në datën e rezervuar, parapagesa prej 100€ nuk rimbursohet, përveç rasteve kur ligji i zbatueshëm parashikon ndryshe.
4. PAGESA E PLOTË DHE MOSPARAQITJA
Në rast se kursantja ka kryer pagesën e plotë të trajnimit dhe nuk paraqitet në datën e rezervuar:
100€ për rezervimin e vendit + tarifat e pagesës/transaksionit mbahen, ndërsa pjesa tjetër e pagesës rimbursohet, përveç rasteve kur ligji i zbatueshëm parashikon ndryshe.
5. ANULIMI OSE NDRYSHIMI I TRAJNIMIT NGA AKADEMIA
Në rast se Adriana Lashes Academy anulon trajnimin, kursantja do të ketë mundësinë të zgjedhë ndërmjet:
- transferimit të pagesës në një datë tjetër të trajnimit; ose
- rimbursimit të pagesës së kryer.
Akademia rezervon të drejtën të ndryshojë datën ose orarin e trajnimit kur kjo është e nevojshme për arsye organizative ose rrethana të paparashikuara. Në këto raste, kursantja do të njoftohet sa më shpejt që të jetë e mundur.
6. MODELET PËR PRAKTIKË
Vëmendje: Sigurimi i modeleve për trajnim është përgjegjësi e studenteve.
Në rast se nuk keni mundësi t’i siguroni vetë modelet dhe dëshironi që Akademia t’i organizojë për ju, ju lutemi kontaktoni studion për çmimin dhe organizimin e modeleve.
Ju lutemi që këtë kërkesë ta bëni të ditur në momentin e regjistrimit, në mënyrë që organizimi të bëhet me kohë.
Akademia nuk mund të garantojë sigurimin e modeleve për kërkesat e bëra në momentet e fundit.
7. MOSPARAQITJA E MODELES
Në rast se një modele e organizuar nga Akademia nuk paraqitet, anulon ose vonohet, Akademia nuk mban përgjegjësi për veprimet e modeles.
Kur modelja e organizuar nga Akademia nuk paraqitet, kursantes do t’i mundësohet një ditë shtesë praktike, për ta kompensuar praktikën e humbur.
8. DATAT E TRAJNIMIT
Kursantja duhet të zgjedhë datën e trajnimit nga datat e disponueshme gjatë procesit të pagesës.
Data e zgjedhur konsiderohet pjesë e rezervimit.
Çdo kërkesë për ndryshim të datës duhet t’i komunikohet Akademisë sa më herët që të jetë e mundur.
Mundësia e ndryshimit të datës varet nga disponueshmëria e vendeve në grupet e ardhshme.
9. ORARI DHE VONESAT
Kursantet duhet të paraqiten në kohën e përcaktuar nga Akademia.
Vonesat mbi 15 minuta mund të rezultojnë në refuzim të pjesëmarrjes në trajnim, nëse vonesa pengon zhvillimin normal të programit ose praktikës.
Në këtë rast, Akademia nuk mban përgjegjësi për pjesën e humbur të trajnimit si pasojë e vonesës së kursantes.
10. PJESËMARRJA DHE PRAKTIKA
Kursantja është përgjegjëse për pjesëmarrjen aktive gjatë trajnimit, respektimin e orarit, rregullave të higjienës dhe udhëzimeve të trajnerëve.
Praktika duhet të kryhet sipas udhëzimeve profesionale dhe standardeve të sigurisë të përcaktuara nga Akademia.
11. MATERIALET DHE PAJISJET
Kursantet duhet të përdorin me kujdes materialet, pajisjet dhe inventarin e Akademisë.
Në rast të dëmtimit të qëllimshëm ose si rezultat i neglizhencës, Akademia mund të kërkojë kompensimin e dëmit.
12. CERTIFIKIMI
Certifikata lëshohet pas përfundimit të trajnimit dhe përmbushjes së kërkesave të programit përkatës.
Lloji i certifikimit varet nga programi i trajnimit të zgjedhur.
13. MATERIALET EDUKATIVE
Materialet e ofruara gjatë trajnimit, përfshirë libra, E-books, video, materiale mësimore dhe përmbajtje të tjera edukative, janë të destinuara për përdorim personal nga kursantja.
Ato nuk duhet të kopjohen, shpërndahen, publikohen ose rishiten pa autorizim paraprak.
14. TË DHËNAT E KLIENTES
Kursantja është përgjegjëse për të dhënë të dhëna të sakta gjatë regjistrimit dhe pagesës, përfshirë emrin, mbiemrin, datën e trajnimit dhe të dhënat e kontaktit.
15. PRANIMI I KUSHTEVE
Duke kryer pagesën dhe duke zgjedhur kutinë e pranimit të kushteve në website, kursantja konfirmon se:
- i ka lexuar kushtet e trajnimit;
- i ka kuptuar politikat e pagesës dhe rimbursimit;
- i pranon kushtet lidhur me modelet;
- dhe pajtohet me rregullat e Adriana Lashes Academy.
Për pyetje ose sqarime para pagesës, ju lutemi kontaktoni Adriana Lashes Academy në WhatsApp/Viber: +383 49 109 130.



